Trajneri spanjoll: Veiga në Arabi, mundësi për familjen

Futboll

Trajneri spanjoll: Veiga në Arabi, mundësi për familjen

Më: 24 gusht 2023 Në ora: 13:24
Benitez

Ishte një hap larg transferimit te Napoli në Serie A, teksa kishte edhe interesin e klubeve nga Premier League. Por, në fund Gabri Veiga lojtari i Celta Vigos në Spanjë zgjodhi të transferohej në Arabinë Saudite tek klubi i Al Ahli.

21-vjeçari nuk i rezistoi milionave të sheikëve teksa nga kjo lëvizje edhe Celta përfiton 36 milionë euro.

Trajneri i spanjollëve, Rafael Benitez konfirmon transferimin e mesfushorit ndërsa shprehet se një lëvizje e tillë nuk është normale, megjithatë e pranon se kalimi në Arabi është një mundësi për lojtarin dhe familjen e tij në planin financiar.

Kartoni në ndeshjen hapëse të Premier League e fut në telashe, Paqueta në hetim për baste

“Kur klubet arabe firmosin me lojtarët tanë, njerëzit nervozohen por gjithçka është normale. Na dhemb që e humbin Veigën, por klubi ishte në një situatë të vëshirë financiare dhe duheshin paratë.

Kjo marrëveshje ndryshon pozitivisht jetën e lojtarit dhe familjes së tij. Ai është i ri dhe mund të rikthehet sërish në Europë.

Kam pasur si lojtar Carrasco në Kinë, por tashmë ai është rikthyer dhe luan në Champions League. Transferimi në Arabi nuk do të thotë se je tërhequr nga futbolli, edhe më duhet ta pranoj se nuk është normale”, u shpreh Benitez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat