Ancelotti zbulon favoritet për titullin në Seria A, Juvja do të jetë e rrezikshme

Futboll

Ancelotti zbulon favoritet për titullin në Seria A, Juvja do të jetë e rrezikshme

Më: 23 gusht 2023 Në ora: 23:35
Ancelotti

Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, ka folur për tema të ndryshme në një intervistë të dhënë për “Storie di Serie A” në Radio Serie A me RDS. Mes temave ka qenë edhe ajo për luftën për titull të sezonit 2023/24.

“Titulli? Nuk e di. Mendoj se janë katër skuadra favorite: Napoli, Milan, Inter dhe Juventus.

Më pas ka një grup skuadrash që do të kërkojë të mbajë ritmin si Roma, Lazio dhe Atalanta. Edhe Fiorentina që mund të bëjë një kampionat të bukur.

Besoj se këtë vit Juventus, duke parë se nuk do të luajë në Europë, do të jetë e rrezikshme.

Në nivel profesional, të heq diçka të mos luash në Champions League. Në nivel të përgjithshëm, Juventus mund të bëjë një sezon pozitiv pikërisht për këtë.

Një gjë është të përgatisësh një ndeshje në tri ditë dhe një tjetër në një javë”, tha strategu italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat