Mourinho i jashtëzakonshëm

Futboll

Mourinho i jashtëzakonshëm

Më: 22 gusht 2023 Në ora: 13:59
Mourinho e Ancelotti

Trajneri Carlo Ancelotti ka folur me superlativa për kolegun e tij Jose Mourinho, me të cilin ka një marrëdhënie shumë të mirë.

Në një intervistë për mediat italiane, Ancelotti ka folur për skuadrën e Romës, ku dikur ka luajtur dhe që sot drejtohet pikëisht nga trajneri portugez.

“Mes tifozëve të Romës dhe Jose Mourinho ka një dashuri pa kushte dhe nuk habitem nga kjo gjë.

Është një njeri i drejtpërdrejtë, një person i ndershëm dhe mbi të gjitha një trajner i madh”, u shpreh Carlo Ancelotti.

“Është e qartë që ka krijuar një lidhje fantastike me tifozët dhe kjo është diçka shumë pozitive në futboll.

Jo vetëm kaq, por ka arritur të korrë disa suksese të rëndësishme me Romën, që nuk është konsideruar kurrë mes më të mirave.

Arrin t’i kthejë këto skuadra në fituese dhe kjo është meritë e tij”, tha Ancelotti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat