Nga liga e 3 në Gjermani dhe luajti direkt me kampionët e Serisë A

Futboll

Nga liga e 3 në Gjermani dhe luajti direkt me kampionët e Serisë A

Më: 20 gusht 2023 Në ora: 15:14
Frosinone

Marvin Çuni ishte pjesë e futbollit në ligën e tretë të Gjermanisë.

Me bekimin e trajnerit të Frosinones, futbollisti shqiptar kaloi në Serinë A. Jo vetëm kaq, por e ka nisur direkt me fanellën e titullarit në javën e parë kundër Napolit.

Sigurisht që diferenca është e madhe dhe Çuni kërkon kohën e tij për përshtatjen në elitën e futbollit italian.

Media italiane, Tuttomercatoweb, e ka vlerësuar lojtarin shqiptar si më të dobëtin në fushë sa i përket ndeshjes Frosinone-Napoli, duke i dhënë notën 5.

“Në pjesën e parë mungoi në fushë, pa arsye. Nuk u përfshi asnjëherë në lojë dhe preku shumë pak topa, u la në hije nga Rrahmani”, shkruhet në median italiane..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat