Dede: Na pret një sezon i luftuar!

Futboll

Dede: Na pret një sezon i luftuar!

Më: 20 gusht 2023 Në ora: 13:36
Dede

Elbasani barazoi të shtunën me rezultatin 3-3 në një miqësore te luajtur në stadiumin Selman Stermasi përballë Tiranës. Verdheblutë këtë sezon prezantohen me një projekt serioz dhe kërkojnë rikthimin në Superiore.

Pas ndeshjes me kryeqytetasit, trajneri Nevil Dede në një prononcim për mediat u shpreh se e vlerëson shumë personalitetin e skuadrës së tij edhe pse shtoi se të tijtë gabuan në disa momente përballë kryeqytetasve.

“Deri diku jam i knënaqur nga skuadra, interpretuam një nga mënyrat tona të lojës në pjesën e parë.

Pjesa e parë ishte më e mirë se e dyta, pavarësisht se në pjesën e dytë patëm më shumë raste për shënim.

Ajo që më kënaq është personaliteti dhe motivimi i grupit, pastaj gabimet individuale ishin evidente. Kemi gabuar te të tre golat, e kemi pasur ne topin në zotërim.

Por, prandaj është kjo periudhë dhe stërvitjet për të rregulluar dhe minimizuar gabimet, por edhe për të harmonizuar grupin. Duhet të marrim parasysh se është një skuadër e re, ndaj pranohen edhe luhatjet. E rëndësishme është të mos ketë luhatje të mëdha, por të jenë vetëm momentale. Kemi edhe dy javë në dispozicion, kemi ndërtuar një program që të jemi gati për kampionat.

Disa nga lojtarët vuajtën fizikisht, kjo pranohet përballë Tiranës, ata ndoshta kanë qenë gati për të luajtur që këtë javë ndërsa ne kemi edhe dy javë kohë. E rëndësishme është që u bë ndeshje korrekte, më shqetëson vetëm pak Klemente Bobi, shpresoj të ketë një goditje të lehtë dhe jo serioze pasi ishte edhe debutimi i tij”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat