Kampioni i Italisë, Napoli ka startuar me fitore në edicionin e ri në Serie A, duke e mundur me rezultat 3:1 Frosinonen vendase.
Futbollisti i talentuar shqiptar, Marvin Çuni ka debutuar nga minuta e parë në radhët e Frosinones.
Reprezentuesi i Kosovës, Amir Rrahmani, me Napolin shfaqën lojë të mirë duke importuar tre pikë.
Për Frosinonen realizoi Harroui (7') dhe për napolitanët shënuan Politano (24') e Osimhen (42' e 79’).
Çuni u zëvendësua në minutën e 67-të.