Ziyech kalon vizita mjekësore

Futboll

Ziyech kalon vizita mjekësore

Më: 19 gusht 2023 Në ora: 00:18
Ziyech

Hakim Ziyech do të jetë nesër lojtari më i ri i skuadrës së Galatasaray-t.

Sulmuesi maroken ka kaluar vizitat mjekësore me klubin turk, ndërsa mbrëmjen e kësaj të premteje do të udhëtojë drejt Stambollit, për të firmosur nesër kontratën me ekipin e tij të ri.

Ziyech është diskutuar shumë në merkato, ndërsa interes për të ka shfaqur vazhdimisht Milan dhe së fundmi edhe klube nga Arabia Saudite, por në fund u vendos që sulmuesi i Chelsea-t të bashkohet me Galatasaray-n.

Me këtë afrim klubi turk, përforcon sulmin, i cili me largimin e Zaniolos drejt Aston Villa-s kishte mungesa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat