Spalletti zyrtarisht merr drejtimin e Italisë

Futboll

Spalletti zyrtarisht merr drejtimin e Italisë

Më: 19 gusht 2023 Në ora: 00:11
Spalletti

Tashmë edhe zyrtarisht Luciano Spalletti është trajneri i ri i Kombëtares së Italisë.

Spalletti do të jetë pasues i Roberto Mancinit, i cili pak ditë më parë u largua nga bankina e ‘Azurrëve’.

Federata e Futbollit të Italisë, përmes një njoftimi, ka konfirmuar Spalletti në krye të bankinës së Italisë.

“FIGC njofton se ka arritur një marrëveshje me trajnerin toskan, i cili do të marrë rolin nga 1 shtatori.

Prezantimi zyrtar do të mbahet në Coverciano për stërvitjen që i paraprin ndeshjeve kundër Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës”, është thënë në njoftimin e Federatës së futbollit italian.

Spalletti ka firmosur kontratën deri pas Kupës së Botës 2026.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat