Dinamo reagon: FFK vazhdon ta injoron zbatimin e këtij vendimi

Futboll

Dinamo reagon: FFK vazhdon ta injoron zbatimin e këtij vendimi

Nga: K. G. Më: 18 gusht 2023 Në ora: 23:28
Dinamo

Dinamo e  Ferizajt ka reaguar përmes një komunikate në lidhje me vendimin e fundit të Këshillit të arbitrazhit Sportiv (KAS).

KAS ka vendosur për ankesën e Dinamos dhe në favor të këtij klubi, që të garojë në Grupin B dhe jo në A të Ligës së Parë të Kosovës.

Cili është reagimi i Dinamos? 

“Pas kërkesës së klubit tonë që ndeshja kundër Vllaznimit të shtyhet deri në shqyrtimin e vendimit të KAS-it, Federata e Futbollit e Kosovë vazhdon ta injoron zbatimin e këtij vendimi.

Në adresë zyrtare të klubit tonë kemi pranuar këtë arsyetim nga FFK-ja.

Të nderuar, 

‘Ashtu si ju kemi informuar për kalendarin e garave, i njejti do të mbahet konform orarit të dërguar të të gjithë klubet, duke përfshirë edhe klubin e juaj në ndeshjen me KF Vëllaznimi që duhet të luhet këtë vikend. 
Për informatën e tuaj, FFK vetëm i organizon garat e futbollit për klubet që duan të marrin pjesë në garat që i organizon kjo e fundit.

Konform rregullores së garave, kushdo që nuk merr pjesë në gara të caktuara dhe organizuara nga FFK, mund të humb të drejtën të merr pjesë në të ardhmen në këto gara. 

Shpresoj që do të merrni pjesë në garat e futbollit konfom kalendarit të garave që ju jeni të informuar me kohë, në të kundërtën aplikohet rregullorja e garave”, reagon Dinamo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat