Chelsea synon anësorin e Forestit

Futboll

Chelsea synon anësorin e Forestit

Më: 17 gusht 2023 Në ora: 18:52
Brennan Johnsonin

Chelsea thuhet se po synon anësorin e Nottingham Forestit, Brennan Johnsonin dhe ka zhvilluar bisedime me klubin për një lëvizje për 22-vjeçarin.

Vlera e Brennanint është rreth 45 milionë funte sipas “The Guardian”, dhe diskutimet rreth një transferimi të mundshëm janë në një fazë të hershme.

Mauricio Pochettino thuhet se dëshiron më shumë thellësi pasi humbi Christopher Nkunkun nga një dëmtim afatgjatë, me Blutë që mund të lëvizin drejt Johnsonit në dritën e përpjekjes së tyre të dështuar për të nënshkruar me mesfushorin sulmues të Crystal Palaces, Michael Olisen.

Chelsea kishte aktivizuar klauzolën e tij të lirimit prej 35 milion euro por ai vendosi të qëndrojë në vend dhe të nënshkruajë një marrëveshje katërvjeçare.

Johnsoni luajti një rol të madh në promovimin e Forestit nga Championshipi, ndërsa ai shënoi tetë gola në Premierligë sezonin e kaluar, duke e ndihmuar skuadrën e tij të qëndronte në ligën e parë pas një mungese 23-vjeçare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat