Latifi i bashkohet familjes gjelbërtebardhë 

Futboll

Latifi i bashkohet familjes gjelbërtebardhë 

Nga: K.G. Më: 17 gusht 2023 Në ora: 14:56
Fatbardh Latifi

FC Trepça ’89 ka përforcuar radhët e veta me mbrojtësin e Llapit të Podujevës, Fatbardh Latifi.

Mitrovicasit janë gati për edicionin e ri në Ligën e Parë të Kosovës, Grupi B, me synime rikthimi në elitë.

“Fatbardh Latifi i bashkohet familjes gjelbërtebardhë.

Latifi luan pozitën e qendërmbrojtësit, ai ka luajtur në ekipe të ndryshme në futbollin e Kosovës, si KF Ramiz Sadiku, KF A&N dhe së fundmi ishte pjesë e KF Llapit, ai gjithashtu ka provuar aventurën dhe në Shtetin Spanjoll në skuadra si AD Alcorcon dhe Flat Earth FC.

Bardhit i urojmë shumë suksese në fanellën gjelbërtebardhë”, njofton FC Trepça ’89.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat