Zbulohet mesazhi i gruas së Mancinit për Gravinan

Futboll

Zbulohet mesazhi i gruas së Mancinit për Gravinan

Më: 17 gusht 2023 Në ora: 13:51
Mancini me bashkëshorte

Në këtë gusht surreal për futbollin italian, mund të ndodhë që nëse nga njëra anë FIGC dhe Spalletti përfundojnë në gjyq nëse trajneri toskan shpallet në mënyrë të njëanshme si trajneri i ri i kombëtares pa marrë parasysh pagesën e klauzolës ndaj Napolit, nga ana tjetër, vetë FIGC do të marrë masa ligjore ndaj Roberto Mancini-t në rast se trajneri i dorëhequr vendos të transferohet menjëherë në Arabinë Saudite, ku një kontratë trevjeçare me vlerë 40 milionë euro neto është gati për të.

Mancini ishte i lidhur me Italinë me një kontratë me vlerë 3 milionë neto në vit deri në vitin 2026, një kufizim që nuk e lejon atë të çlirohet deri me zero nëse – siç duket synimi i tij – ai dëshiron menjëherë të ulet në një stol tjetër.

Kështu që edhe ai do të duhet të paguajë – pikërisht si Spalletti – për të qenë i lirë të pranojë oferta të tjera gjatë periudhës së mbetur të kontratës.

Kjo nuk do të jetë e vetmja çështje që do të duhet të diskutohet dhe mbi të gjitha të rregullohet, shpjegon Repubblica, kur pas pushimeve 58-vjeçari nga Marshimet të kthehet në Romë dhe do të duhet të ulet në tryezë me FIGC-në për të hedhur në letër zgjidhjen e kontratës së kërkuar.

Nuk do të jetë një gjë e shpejtë, një firmë dhe kaq, por ndihma e avokatëve përkatës do të jetë thelbësore, jo vetëm për faktin se trajneri ka lënë ‘pezull’ Italinë pa asnjë paralajmërim në prag të angazhimeve të shtatorit me Ukrainë dhe Maqedoninë, por edhe sepse ai ishte i lidhur me marrëveshje si imazh për tre sponsorë të Federatës Italiane të Futbollit: Poste Italiane, Telepass, Facile Ristrutturare.

Sa i përket arsyeve të një lamtumire kaq të papritur, Mancini në shpërthimin e tij të bërë për disa gazeta foli mbi të gjitha për një arsye që e shtyu të nxirrte përfundimet që e çuan në dorëheqje: revolucionin e fundit në stafin e tij, që sipas tij, do t’i ishte imponuar.

“A keni parë ndonjëherë një president federal të ndryshojë stafin e një trajneri? Gravina ka një vit që dëshiron ta revolucionarizojë, unë e bëra të kuptojë se nuk mund ta bëjë, se më së shumti mund të fuste disa figura të tjera, por që nuk mund ta privoja veten nga një grup pune që punonte shumë dhe fitoi Kampionatin Europian.

Një shpjegim, i cili megjithatë nuk përkon me mesazhin që gruaja e Mancini-t, Silvia Fortini, i dërgoi Gabriele Gravina-s më 8 gusht, katër ditë para dorëheqjes së trajneri,  për ta informuar për ‘pakënaqësinë’ e të shoqit dhe për ta bërë të kuptojë se do të  ishte mirë t’i telefononte.

Telefonata që u bë më pas dhe përfundoi me një “do të mendohem” nga ish-trajneri, i cili së shpejti do të largohej. në atë mesazh të dërguar presidentit federal nga bashkëshortja e trajnerit, e cila është juriste dhe gjithashtu ndjek interesat e trajnerit, nuk kishte asnjë referencë për stafin e Mancini-t, siç zbulohet nga Gazzetta dello Sport.

Gruaja e Robertos i kërkon presidentit të FIGC-së të eliminojë klauzolën e zgjidhjes së kontratës, e cila i prishte gjumin të shoqit, veçanërisht pasi kualifikueset nuk nisën mirë, me humbjen në shtëpi kundër Anglisë.

Dhe në fund të fundit, vetë Mancini, i pyetur në lidhje me këtë,  konfirmoi se do t’i kishte pëlqyer “një sinjal”: “Klauzola? Eliminimi i saj mund të ishte një sinjal. Do të ikjs nëse nuk kualifikoheshim”,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat