Goditje e rëndë për Arsenalin

Futboll

Goditje e rëndë për Arsenalin

Më: 16 gusht 2023 Në ora: 17:01
Arsenali

Arsenali merr një goditje të rëndë vetëm një javë pas startit të Premier League.

Optimizmi ishte maksimal pas fitores 2-1 në takimin hapës ndaj Nottingham Forest, ku “Topcinjtë” morën tri pikët e para sezonale falë realizimeve të Eddie Nketiah dhe Bukayo Saka, por përvec rezultatit, më shumë se aq spikati loja dominuese, ku londinezët patën 79% të zotërimit të topit.

Sidoqoftë, aspekti i vetëm negativ i ndeshjes së zhvilluar në Emirates ishte dëmtimi i afrimit të ri nga Ajax Amsterdam, Jurrien Timber.

Holandezi i blerë për 40 milionë paundë u detyrua të largohej nga fusha e lojës në minutën e 51′. Fillimisht dëmtimi nuk u duk aq serioz për 22-vjecarin, por ekzaminimet e mëvonshme zbuluan që Timber ka këputur ligamentet dhe do të qëndrojë larg fushave për 6 muaj.

Holandezi do të kryejë operimin në ditët në vijim ndërkohë që Arsenali ka disa alternativa të tjera në mbrojtje që mund të mbulojnë boshllëkun e ish-lojtarit të Ajaxit në këtë periudhë. Opsioni më i mundshëm është Oleksandr Zinchenko, por nuk përjashtohet as Takehiro Tomiyasu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat