Drejt Partizanit

Futboll

Drejt Partizanit

Më: 16 gusht 2023 Në ora: 11:57
Osores

Një qendërmbrojtës argjentinas është gati të vijë te Partizani.

Lajmi është konfirmuar dje nga mediat në shtetin amerikano-latin, të cilat kanë raportuar se 26-vjeçari Mauro Gabriel Osores është shënjestruar nga kampionët e Shqipërisë.

Tashmë pret të prishë kontratën me klubin Atletiko Tucuman për t’i hapur rrugën transferimit.

Sipas asaj që raporton portali afër klubit që ka në pronësi lojtarin, “eldiario24”, Partizani ka shfaqur interesim konkret për Osores dhe ky i fundit ka dhënë OK-in për kalimin në Shqipëri, por që më parë duhet të zgjidhë çështjen e kontratës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat