Drejtori zbulon prapaskenat

Futboll

Drejtori zbulon prapaskenat

Nga: K.G. Më: 15 gusht 2023 Në ora: 22:38
Romeo Lavia

Romeo Lavia pritet që së shpejti të zyrtarizohet si futbollisti më i ri i Chelseat.

Mesfushori është aktualisht pjesë e Southampton, ishte një nga më të spikaturit sezonin e kaluar me fanellën e Shenjtorëve dhe jo më kot për shërbimet e 19-vjeçarit kishte shumë kërkesa.

Deri pra disa ditëve, dukej i sigurt transferimi i Lavias tek Liverpool me “The Reds” që kishin arritur marrëveshjen për lojtarin.

Por, Chelsea ndërhyri dhe ia doli të bindë Southampton e Lavia.

Së fundmi, drejtori i Southampton, Jason Wilcox shprehet se janë duke biseduar me Chelsean dhe se gjithçka po shkon në rrugë të mbarë.

“Kishim një ofertë nga Liverpooli dhe në fakt e pranuam atë.

Por, më pas mbërriti Chelsea dhe tani po negociojmë me këtë klub. Gjithçka po shkon në rrugën e duhur dhe kam besimin se shpejt do të arrijmë një marrëveshje. Ndoshta kjo tratativë do të përfundoj në javën e ardhshme”, u shpreh Wilcox.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat