Portieri drejt Arabisë Saudite

Futboll

Portieri drejt Arabisë Saudite

Më: 15 gusht 2023 Në ora: 21:27
Tifozët e Bayernit

Yassine Bounou është lojtari i radhës që përgatitet të braktisë Europën për një aventurë në Lindjen e Mesme.

Gardiani që ishte pjesë e Sevillas është shumë pranë marrëveshjes me klubin e Al Hilal, pjesë e së cilës është edhe Kalidou Kuolibaly, Ruben Neves, Milinkovic-Savic, Malcolm ndërsa sapo është bashkuar edhe Neymar.

Nga ky operacion, Sevilla pritet të përfitojë një shifër prej 18 deri në 19 milionë euro teksa kujtojmë se për gardianin maroken kishte interes edhe nga Bayern Munich. Megjithatë, gjermanët sapo u informuan për ofertën e Al Hilal vendosën të tërhiqeshin pasi nuk pranojnë të ofrojnë një shifër më të lartë se ajo e arabëve.

Në këtë formë, rruga e Al Hilal për të nënshkruar me Bounou është e lirë dhe pritet që së shpejti të vijë zyrtarizimi me arabët që do të blindonin katërkëndeshin me një prej portierëve më të vlerësuar në Europë..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat