Zyrtare: David Raya, portieri i ri i Arsenalit

Futboll

Zyrtare: David Raya, portieri i ri i Arsenalit

Më: 15 gusht 2023 Në ora: 15:22
David Raya, Arteta

Arsenali e ka kompletuar transferimin e David Rayas nga Brentfordi.

Portieri spanjoll i bashkohet Arsenalit në formë huazimi që e arrin tarifën e transferimit prej 3.5 milionë eurosh.

Ndërkaq, Arsenali në fund të sezonit e ka mundësinë që ta bëjë transferimin permanent për një shifër prej 31 milionë eurosh.

“Portieri spanjoll, David Raya na është bashkuar neve nga Brentfordi në formë huazimi deri në fund të sezonit. 27 vjeçari ka qenë pjesë kyçe e skuadrës së Brentfordit në sezonet e fundit, dhe luajti në të gjitha ndeshjet (38) e Premier Ligës sezonin e kaluar. Pjesë e marrëveshjes është opsioni për ta bërë transferimin permanent”, shkruante në komunikatën e Arsenalit.

David Raya do ta mbajë numrin 22 në fanellën e tij te Arsenali. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat