Musah nuk mund të debutojë me Milanin në javën e parë të Serie A

Futboll

Musah nuk mund të debutojë me Milanin në javën e parë të Serie A

Më: 15 gusht 2023 Në ora: 14:03
Musah

Yunus Musah do të duhet të shtyjë debutimin e tij në ndeshjet zyrtare me fanellën e Milanit.

Mesfushori amerikan nuk do mund të luajë në ndeshjen e parë të Seria A, që Milan e luan të hënën në tranfertën ndaj Bologna-s, në orën 20:45, për shkak të kartonit të kuq të marrë në minutat e fundit të javës në fundit të kampionatit spanjoll.

Musah u ndëshkua në minutën e 81’ të ndeshjes së Valencias ndaj Betis-it, që u mbyll në fund me barazimin 1-1.

Për këtë arsye Musah nuk do mund të jetë pjesë e skuadrës së Milanit për javën e parë të kampionatit italian, kështu do duhet ta shtyjë debutimin e tij në Serie A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat