Sacchi “thumbon” Mancinin

Futboll

Sacchi “thumbon” Mancinin

Më: 15 gusht 2023 Në ora: 11:27
Mancini

I intervistuar nga edicioni i sotëm i “Gazzetta dello Sport”, Arrigo Sacchi komentoi dorëheqjen e trajnerit të kombëtares italiane: “A e prisja? Absolutisht jo. U habita. Më shumë jam i emocionuar.

Kush mund ta kishte menduar ndonjëherë një gjë të tillë?

E vërteta? Është është e pamundur të dihet nëse nuk jeni palë në këtë çështje.

Bota e futbollit është shumë e kushtëzuar nga paratë. Ndoshta mund të ketë pasur edhe ndonjë keqkuptim me Federatën Italiane të Futbollit, por unë nuk jam në dijeni të asgjëje.

Fjala “tradhti” është mjaft e fortë.

Unë them që, nëse ka dhënë dorëheqjen, ka gjasa të ketë marrë ndonjë propozim të majmë ekonomik. A mund të dënohet dikush sepse tërhiqet nga një kontratë për një tjetër më e pasur?

Jo. Lojtarët e bëjnë këtë, dhe shikoni se çfarë ndodhi në këtë sesion të merkatos. Është logjike që edhe trajnerët ta bëjnë këtë.

Nuk dua të tingëlloj si moralist, por kam dëshirë të them që nëse paratë kanë përparësi ndaj gjithçkaje, nuk është e mirë për futbollin. Sidoqoftë, kjo gjë është tashmë në modë. Le të mendojmë se çfarë ndodhi disa vite më parë me Donnarumma apo këtë verë me Tonali”.

Arrigo Sacchi u ndal edhe te zgjedhja e trajnerit të ri të Italisë, pas dorëheqjes së Roberto Mancini: “Unë e njoh personalisht presidentin Gravina, është një person kompetent dhe i ndershëm.

Jam i sigurt se do t’i japë kombëtares profilin më të mirë të mundshëm si trajner. Shpresoj që me trajnerin e ri, Italia të bëjë atë ndryshim ideologjik që ka nisur vetëm me Roberto Mancini”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat