Mancini reagon

Futboll

Mancini reagon

Më: 13 gusht 2023 Në ora: 23:49
Mancini

Roberto Mancini i dha sot lamtumirën kombëtares së Italisë me një vendim të papritur që është cilësuar ndër më të bujshmit sa i përket kësaj përfaqësueseje.

Gjithçka ka ardhur si një rrufë në qiell të hapur pasi pakkush e priste një ndryshim të tillë një muaj para ndeshjeve kualifikuese të Euro 2024.

Vetë Mancini nuk është shfaqur para mediave, por nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka thënë fjalët e para pas një vendimi i cili është kthyer në temë diskutimi në mediat italiane e jo vetëm gjatë ditës së sotme.

Një reagim të cilin shumëkush e ka cilësuar të thatë, duke pasur parasysh se Mancini ishte prej 5 vitesh në krye të Italisë dhe fitoi me të Euro 2020.

Dorëheqja nga roli i trajneri të kombëtares ishte një zgjedhje e imja personale. Falënderoj presidentin Gabriele Gravina për besimin, bashkë me të gjithë anëtarët e FIGC. I përshëndes dhe i falënderoj të gjithë lojtarët e mi dhe tifozët që më kanë shoqëruar në këto 5 vite. Do të mbaj gjithmonë në zemër fitoren e jashtëzakonshme të Europianit 2020. Ishte një nder”, shkruante Mancini në postimin e tij në rrjetet social.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat