Pse Gundogan ka numrin 22?

Futboll

Pse Gundogan ka numrin 22?

Më: 13 gusht 2023 Në ora: 21:03
Gundogan

Ilkay Gundogan ka treguar se pse e ka vendosur numrin 22 në fanellën e tij me klubin e ri në Barcelonë, derisa për më shumë së një dekadë pati numrin 8

Një postim në Twitter ka shpjeguar se mesfushori gjerman dhe zgjedhja e numrit 22 është për nder të numrit që ai barti në fillim të karrierës së tij në FC Nurnberg kur kjo skuadër ishte në Bundesliga, i cili kishte këtë numër gjatë viteve 2009 dhe 2011.

“Numri i vjetër dhe i ri i imi, 22. Kujtime të mira nga e kaluara… tani besoj shumë në suksesin këtë sezon me Barcelonën”, ka shkruar ai.

Ka pasur shumë spekulime për numrin e fanellës së Gundogan në Barça, me 32 vjeçarin që kishte numrin 14 gjatë ndeshjeve parasezonale derisa kishte spekulime që atij i është ofruar numri pesë që e barte Sergio Busquets, numër ky i lirë pasi që mesfushori spanjoll u transferua në Inter Miami muajin e kaluar.

Megjithatë, në fund ai zgjodhi numrin 22, në kujtim të kohës së tij në Bundesliga 2, në të cilën ai filloi karrierën në vitin 2009.

Për m,ë shumë së një dekadë, mesfushori gjerman kishte numrin 8 – që ishte preferenca e tij në Borussia Dortmund dhe në Manchester City – megjithatë ky numër është i zënë në Barça, pasi që i është dhënë mesfushorit të talentuar Pedri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat