Gjithçka gati për derbin e xhiros së parë në Premier League

Futboll

Gjithçka gati për derbin e xhiros së parë në Premier League

Më: 13 gusht 2023 Në ora: 16:45
Salah

Koha e Mauricio Pochettinos në Chelsea filloon sot me një ndeshje tepër të vështirë kundër klubit të Liverpoolit

Menaxheri argjentinas fitoi kupën e Floridas gjatë ndeshjeve përgaditore ku mund Wrexham derisa nuk humbi asnjë ndeshje në ndeshjet parasezonale, duke i fituar të gjitha pos ndeshjes me Borussia Dortmund, në të cilën ndeshje barazoi.

Përfundimi në top katërshe është objektiv kryesor i të dyja skuadrave këtë sezon me Chelsean që dështoi për ta siguruar një pjesëmarrje në Europë sezonin e kaluar, derisa Liverpool do të duhet të marrë pjesë në Ligën e Europës, garës së dytë më të rëndësishme të UEFA-së.

Ndeshjet e Reds parasezonale ishin kryesisht kundër skuadrave gjermane, derisa ata humbën nga Bayern Munchen me rezultat 3-4 derisa sezonin parapërgaditor e përfunduan me një fitore 3-1 ndaj Darmstadt.

Chelsea e fillon sezonin me dy mungesa të rëndësishme, pasi që Wesley Fofana dhe Christopher Nkunku pritet të mungojnë për kohë të gjatë.

Në të njëjtën kohë, futbollistë si Benoit Badiashile, Noni Madueke dhe Armando Broja janë rikthyer në stërvitje pasi që munguan në ndeshjet parasezonale.

Thiago Silva, Levi Colwill dhe Axel Disasi janë treshja mbrojtëse me me Reece James dhe Ben Chilwell që kanë startuar në krah. Në portë starton Robert Sanchez pasi që Kepa Kepa Arrizabalaga pritet të largohet.

Në mesfushë për Chelsean kanë startuar: Enzo Fernandez, Conor Gallagher dhe Carney Chukwuemeka me Raheem Sterling dhe Nicolas Jackson në sulm.

Thiago Alcantara dhe Stefan Bajcetic janë rrugës për tu rikuperuar nga lëndimet në ije dhe ashtin e legenit.

Vija e mbrojtjes së Liverpool përbëhet nga Virgil van Dijk, Ibrahima Konate, Trent Alexander-Arnold dhe Andrew Robertson.

Alexis Mac Allister dhe Dominik Szoboszlai kanë startuar në mesfushë kurse në vijën e sulmit janë katërshja Darwin Nunez, Cody Gakpo, Luis Diaz dhe Mohamed Salah.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat