Në Itali zbulojnë arsyen e dorëheqjes së papritur

Futboll

Në Itali zbulojnë arsyen e dorëheqjes së papritur

Më: 13 gusht 2023 Në ora: 16:21
Mancini

Askush nuk e kishte parashikuar që vetëm pak javë para ndeshjeve kualifikuese të Euro 2024, Italia të ishte pa trajner.

Por Roberto Mancini ka dhënë dorëheqjen në mënyrë të papritur duke detyruar Federatën Italiane që të kërkojë një teknik të ri për sfidat e javëve të para të shtatorit.

Një vendim i papritur, që duket se ka lidhje me atë që po kthehet në një shqetësim tashmë edhe për shtetet e mëdha, Arabinë Saudite. Sipas “Corriere Della Sera”, një ofertë shumë tunduese ka shtyrë Mançinin që të vendosë për këtë largim të papritur, edhe pse do të dëmtojë rëndë imazhin e tij.

Gazeta italiane bën të ditur se trajneri nuk kishte dhënë asnjë sinjal se do të jepte dorëheqjen, deri ditën e sotme kur la të shtangur të gjithë në Fedratë me vendimin e tij.

 Burimet e kësaj gazete bëjnë të ditur se ai ka marrë një propozim nga Arabia Saudite, për të drejtuar kombëtaren e këtij vendi.

Padyshim një mundësi e mirë ekonomike për trajnerin e njohur italian, në një vend i cili po shpenzon shuma të çmendura për të rritur nivelin e futbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat