Mourinho merr me vete fanellën e Dinamos

Futboll

Mourinho merr me vete fanellën e Dinamos

Më: 13 gusht 2023 Në ora: 15:49
Mourinho me fanellën e Dinamos

Dinamo e ka zyrtarizuar fanellën me logon e re.

Tashmë ekipi kryeqytetas do të quhet Dinamo City, ndërsa u lidh edhe bashkëpunimi me Manchester City.

Trajneri Luigi Di Biagio ka prezantuar zyrtarisht edhe fanellat e reja.

Të parën ia ka dhuruar Jose Mourinhos.

Në ndeshjen kundër Partizanit, Di Biagio ka përfituar për të takuar Mourinhon, ku i ka dhënë edhe fanellën e ekipit.

Ndërkohë ndeshja e parë për Dinamon në Superiore që këtë herë pritet me kaq shumë kuriozitet, do të luhet kundër Tiranës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat