Mbrojtësi i Kombëtares shoqëron Romën në Tiranë

Futboll

Mbrojtësi i Kombëtares shoqëron Romën në Tiranë

Më: 12 gusht 2023 Në ora: 13:30
Marash Kumbulla i fundit

Roma ka zbarkuar në Tiranës paraditen e sotme, teksa në mbrëmje do të zhvillojë ndeshjen miqësore me Partizanin. Skuadra e drejtuar nga Murinjo dhe delegacioni italian u pritën në aeroport nga një pjesë e stafit të Partizanit.

Mes futbollistëve që janë grumbulluar për këtë ndeshje nga trajneri Murinjo, i pranishëm është edhe mbrojtësi i Kombëtares, Marash Kumbulla.

23-vjëeccari po rikuperohet pas dëmtimit të rëndë që pësoi në fund të kampionatit ndaj Milanit dhe do të rikthehet në fushë vetëm në fund të vitit, ndërkohë që me Romën ka ardhur për të shoqëruar skuadrën në vendin e tij.

Kumbulla ishte pjesë e Romës një sezon më parë, kur skuadra italiane fitoi Ligën e Konferencës, duke u bërë në këtë mënyrë skuadra e parë që fitonte atë trofe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat