Burnley - Manchester City, sfidë që pritet me padurim

Futboll

Burnley - Manchester City, sfidë që pritet me padurim

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 20:57
Foto ilustrim

Të porsaardhurit në Premier Ligë, Burnley, do të luajnë kundër kampionëve Manchester City në ndeshjen e parë të Premier Ligës për sezonin 2023/124 në Turf Moor të premten në mbrëmje.

Burnley do të synojnë fitore në ndeshjen e parë të kthimit të tyre në elitën e futbollit anglez por këtë e synon edhe City që dëshirojnë një fitore për ta mbrojtur titullin.

City humbi në finalen e Community Shield kundër Arsenalit pasi që Kevin De Bruyne dhe Rodri nuk shënuan nga penalltit. Jashtë kësaj ndeshje, City ka pasur një sezon të mirë para sezonal dhe janë gati për të nisur aty ku e përfunduan.

Burnley ka qenë dominant në Championship sezonin e kaluar, duke kryesuar tabelën me më shumë së 10 pikë. Ata humbën vetëm një lojë gjatë ndeshjeve para-sezonale dhe tani dëshirojnë të kenë edhe një sezon të mirë në shtëpi.

Burnley në këtë ndeshje do të jetë pa përforcimin e tyre të fundit, Michael Obafemi për shkak të operimit të tij në kofshë.

Ata po ashtu do të duhet t’ia dalin pa golashënuesin e tyre më të mirë të sezonit të kaluar, Nathan Tella, i cili u rikthye në klubin e tij amë, Southampton.

Çuditërisht, Kevin de Bruyne luajti në finalen e Community Shield pavarësisht lëndimit të tij që e pësoi në finale të Ligës së Kampionëve dhe ai ka startuar edhe sonte. Nathan Ake, i cili pati një lëndim të vogël, është po ashtu titullar.

Mateo Kovacic po ashtu është në  mesfushë pasi që e zëvendësoi të larguarin, Ilkay Gundogan.

Erling Haaland, që fitoi Këpucën e Artë me 36 gola në sezonin e tij të parë në Premier Ligë, starton nga minuta e parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat