Ky është vendimi i Komisionit të Ankesave për Valdet Shoshin 

Futboll

Ky është vendimi i Komisionit të Ankesave për Valdet Shoshin 

Nga: K. G. Më: 11 gusht 2023 Në ora: 18:51
Valdet Shoshi

Ish futbollisti i mirënjohur dhe trajneri Valdet Shoshi ka marrë një lajm të mirë, në fakt ka triumfuar drejtësia në lidhje me rastin e tij.

Shoshi është liruar nga përgjegjësia disiplinore nga ana e Komisioni të Ankesave të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Letrën që e kemi siguruar, jepen të gjitha detajet pse është liruar nga përgjegjësia Shoshi.  

“Komisioni i Ankesave i Federatës së Futbollit të Kosovës (tuje referuar si “Komisioni i Ankesave”). Komisioni i Ankesave i shkallës së dytë në përbërje; Haki Xhemajli – kryetar, Sitki Baftiu dhe Remzi Azemi – anëtar, duke vendosur konform çështjeve që janë në kompetencë të tij konform nenit 119, 121 dhe 125 të Rregullores Disiplinore të FFK-së, në mbledhjen e mbajtur me datë 17.07.2023, shqyrtoi kërkesën e z. Valdet Shoshi për mbrojtje te ligjshmërisë, drejtuar Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, këta të fundit e kanë kthyer në rishqyrtim në shkallë të dytë,

Andaj bazuar në dispozitat e Rregullores Disiplinore nga nenet 119, 121, dhe 125, mori këtë :

VENDIM

I. Lirohet plotësisht – nga pjesa e mbetur e dënimit z. Valdet Shoshi i dënuar nga Komisionet e FFK-së, me ndalesë të kryerjes së funksionit të kryetrajnerit dhe detyrave zyrtare në klub dhe organeve tjera të FFK-së, në kohëzgjatje prej 1 (një) viti si dhe gjobë prej 200 (qydind) euro.

II. Vendimi hyn në fuqi në momentin e nënshkrimit të tij.

ARSYETIM

Kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë e drejtuar Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, e z. Valdet Shoshi, kryetrajner i KF Rilindja 1974 nga Barani, Pejë, sipas raportit të KF Vëllaznimi nga Gjakova z. Shoshi është evidentuar në protokollin e ndeshjes ndërmjet ndaj KF Vëllaznimi – KF Rilindja 1974, të cilat garojnë në ligën e pare të futbollit, e zhvilluar me 09.10.2022 në Gjakovë.

Sipas pretendimeve dhe raporteve të prezantuara z. Valdet Shoshi është evidentuar në protokollin e ndeshjes ndërmjet KF Vellaznimi dhe KF Rilindja 1974 e zhvilluar me datën 09.10.2022 ne Gjakovë, ku pas ndeshjet është bërë ankese për krye trajnerin e KF Rilindja1974, i cili e ka udhëhequr ndeshjen me UEFA –A-0057, licencë jo vailde (të skaduar), sipas dokumenteve të bashkëngjitura. Komisioni i Garave ka inicuar procedurë disiplinore me datën 11.10.2022, kurse Komisioni Disiplinor - shkalla e parë pas inicimit disiplinor nga Komisoni i Garave, duke administruar të gjitha provat faktike të siguruara nga ana e FFK-së, dhe ka konstatuar që z.Valdet Shoshi është paraqitur pa të drejtë në kryerjen e funksioni të kryetrajnerit në protokollin zyrtar të ndeshjes që kryetajneri dhe i njejti ka ushtruar pozitën e sekretarit në Shoqatën e Trajnerëve të futbollit në kuadër të FFK-së, ka marr vendim që të dënoj me një vit moskryerje të funksioneve si Kryetrajner dhe si Sekretar Shoqatës së Trajnerëve të Futbollit dhe me gjobe prej 200 (dyqind) Euro, vendimi i datës 14.10.2022.

Komisioni i shkallës së dytë e duke u bazuar ne faktet dhe dëshmitë e prezantuara ka vërtetuar vendimin e komisionit të shkallës së parë me datën 28.10.2022. Z, Valdet Shoshi ka parashtruar kërkesë për mbrojtje të ligjëshmerisë drejtuar Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, kundër vendimeve të komisioneve të FFK-së, dhe i njejti ka pranuar “që ka operuar me licencë të skaduar pasi që për vazhdimin e licencës duhet të ndjekën procedurat në shtetin e Bosnjë Hercegovinës, pasi që në vendin tonë nuk lëshohen licenca të tilla, dhe për shkak të rrethanave të krijuara gjatë pandemisë Covid -19, në të gjitha shtetet e botës, përfshirë edhe Bosnjë Hercegovinën, kanë ekzistuar kufizime të shumta në kuptim të udhëtimeve dhe mbledhjeve me shumë persona.

Duke qenë kështu parashtruesi i kërkesës e ka pasur të pamundur pjesëmarrjen ne evenimentin në fjalë”, thuhet në arsyetimin e tij dhe ka kërkuar që të e liroj nga përgjegjësia disiplinore.

Komiteti Ekzekutiv në mbledhjen e mbajtur me date 04.07.2023 duke e shqyrtuar kërkesën e z.
Valdet Shoshi ka vendosur qe lëndën ta kthej në rishqyrtim Komisionit të ankesave në shkallë të dytë. Me rastin e matjes së kryerjes së dënimit të kryesit të kundërvajtjes, Komisioni pati parasysh të gjitha rrethanat lehtësuese të cilat evidentohen në rastin konkret.

Andaj Komisioni i Ankesave –shkalla e dytë duke e shqyrtuar kërkesën e z. Valdet Shoshi dhe duke respektuar dispozitat e Rregullores Disiplinore nga neni 119,121 dhe 125 mori vendim për lirimin nga masa e mbetur disiplinore duke vendosur në dispozitiv të këtij vendimi”, njofton Komisioni i Ankesave; shkalla e dytë, kryetar: Haki Xhemajli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat