West Ham refuzon ofertën e parë

Futboll

West Ham refuzon ofertën e parë

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 14:26
Lucas Paqueta

Pas një sezoni fantastik, ku arriti të fitojë dhe trofeun e Conference League, në finalen e madhe të Pragës, ndaj italianëve të Fiorentina, “fantazisti” brazilian i West Ham, Lucas Paqueta është kthyer në objektivin e shumë ekipeve të mëdha të Evropës.

Ndër këto ekipe janë dhe “qyetarët” e Manchester City, me teknikun Pep Guardiola, që e pëlqen shumë ish-“fantazistin” e Milan dhe me shumë mundësi pritet që Paqueta të zyrtarizohet te “blutë” e Mançesterit në ditët në vijim.

Sipas raportimeve më të fundit nga tabloidet britanike, për autorin e 5 golave e 7 asistime në 43 përballjet e regjistruara sezonin e shkuar, “qytetarët”

i kanë dorëzuar një ofertë prej 101 milionë eurosh bordit të “çekanëve”, mirëpo duket se kjo shifër nuk mjafton pasi për kartonin e brazilianit, skuadra e West Ham kërkon jo më pak se 110 milionë euro. /i.m /abcnews.al.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat