Roma në Tiranë emocionon edhe tifozin e Napolit

Futboll

Roma në Tiranë emocionon edhe tifozin e Napolit

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 12:47
Zagaria

Nuk ndodh që një vizitë e tillë për një përballje miqësore sportive të ndodh shpesh.

Organizimi dhe impenjimi është maksimal, pasi pritet që edhe pjesëmarrja të jetë e madhe. Tashmë nuk flitet vetëm për një ndeshje miqësore, por edhe për një festë sportive.

Miqësorja e 12 gushtit mes Partizanit dhe Romës po pritet me interes të lartë, sidomos  nga vetë italianët që jetojnë në vendin tonë.

Salvatore Zagaria është një prej tyre, edhe pse është tifoz me Napolin, ky i fundit për RTSH do të shprehej.

“Mendoj se gjërat kanë ndryshuar shumë në Shqipëri. Jam këtu prej 5 vitesh dhe ka shumë ndryshime, sidomos në sport. Roma vjen për herë të dytë. Me zemër jam napolitan, ju mund të thoni se do të bëj tifo për Romën, por sinqerisht do të jem edhe me Partizanin. Sa i përket rezultatit nuk do të ishte keq nëse do të dilte barazim, do të ishte mirë për të dy ekipet”, thotë për mikrofonin e RTSH Sport, Zagaria.

Nuk dihet nëse sipërmarrësi italian do të jetë në stadium, por sipërmarrësi italian e ka gjetur zgjidhjen për ta ndjekur takimin në ekranin e radio televizionit shqiptar. “Në këtë periudhë po punoj, mund ta shoh ndeshjen në televizonin shqiptar, ndoshta edhe në stadium pasi një miku im më ka ftuar për ta ndjekur”, tregon sipërmarrësi.

Në fund, Salvatore Zagaria ka një ëndërr, të shohë një ditë Napolin në vendin tone. “Do të ishte ëndërr që Napoli të vinte në Shqipëri, madje do të gatuaja për të gjithë skuadrën pica, po flasim për kampionët e Italisë. Uroj që të bëhet realitet”, përfundon napoletani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat