Dy klubet e “acaruar”

Futboll

Dy klubet e “acaruar”

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 12:28
Dembele

Fluturimi i Dembele-s drejt PSZH-së, nuk ka nxitur konflikte të reja midis Barcelonës dhe klubit parizien.

Përtej divergjencave mes Laporta dhe Al Khelaïfi, të bëra publike dhe famëkeqe prej vitesh, e vërteta është se fushat sportive të të dy klubeve kanë eksploruar mënyra të ndryshme bashkëpunimi.

Barça dhe PSZH kanë më shumë ngjashmëri sesa dallime.

Duke lënë mënjanë pasurinë ekonomike të klubit francez, e cila është në kontrast me mangësitë e katalanasve, të dyja palët po përballen me rimodelime të mëdha sportive. Lamtumira e përbashkët e Messit ka lënë gjurmë.

Kontaktet mes dy klubeve kanë qenë të vazhdueshme. Luis Kampos dhe Deko kanë mbajtur një miqësi të ngushtë prej vitesh. Ose agjenti i kudondodhur Pini Zahavi ecën sikur të ishte në kopshtin e pallatit të tij. kur viziton zonën fisnike të Barçës dhe PSZH-së.

Pa dyshim, domosdoshmëria bashkon më shumë sesa pasuria. Meqë ra fjala, për ata që vënë në dyshim Luis Enrike për joshjen e Dembeles, me ​kontratë aktuale te Barça, duhet kujtuar se asturiani nuk bën asgjë ndryshe nga praktikat e zakonshme të Pep Guardiolës apo Çavi Hernandezit, ndër të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat