Guardiola insiston

Futboll

Guardiola insiston

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 10:58
Brazili

Mançester Siti vazhdon të insistojë për Lukas Pakueta-n, mesfushorin e avancuar të Uest Hemit. Kampionët e Anglisë e kanë rritur ofertën e tyre, duke shkuar në 101 mln euro!

Por, klubi londinez kërkon më shumë. Pasi arkëtuan 117 mln euro nga shitja e kapitenit Deklan Rajs tek Arsenali, drejtuesit e Uest Hemit kërkojnë 110 mln euro për të lënë të lirë brazilianin.

Pep Guardiola ka mbetur i impresionuar nga kualiteti dhe karrakteristikat e Pakueta-s, andaj dëshiron ta ketë pjesë të skuadrës dhe skemave të tij në vitet e ardhshme.

25-vjeçari zbarkoi në futbollin europian në janarin e vitit 2019, te Milani, që pagoi 38 mln euro për ta blerë nga Flamengo. Zbarkimi i tij në “San Siro” krijoi entuziazëm dhe që u shua me kalimin e kohës.

Në shtatorin e 2020 erdhi transferimi në Ligue 1, te Lyoni për 24 mln euro, ndërkohë që gjatë verës së vitit të kaluar kaloi në ishull, me Uest Hemin që pagoi 43 mln euro në arkat e francezëve.

Pakueta pritet të hedhë tani hapin më të madh në karrierë, duke u bërë pjesë e skuadrës që dominoi futbollin anglez dhe europian gjatë edicionit të kaluar.

Distanca mes ofertës së Sitit dhe pretendimeve të Uest Hemit, nuk është e madhe. Optimizmi te dy klubet nuk mungon dhe së shpejti pritet të vijë akordi final. Pakueta numëron 42 ndeshje dhe 9 gola me kombëtaren e Brazilit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat