Napoli zyrtarizon goditjen 12 milionë euro

Futboll

Napoli zyrtarizon goditjen 12 milionë euro

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 19:41
Lucas Beltran

Ajo për të ardhmen e talentit argjentinas Lucas Beltran është një intrigë e vërtetë.

Fiorentina ishte praktikisht e sigurt se do ta mbyllte marrëveshjen me River Plate me shifrat e kërkuara nga Millonarios, por në orët e fundit Roma dhe gjithashtu një klub anglez kanë hyrë me forcë.

Një marrëveshje 18 milionë euro plus bonus dhe perqindje rishitje ne te ardhmen ishte gjetur mes Fiorentina-s dhe River, por tani panorama ndryshon…

Tani Roma do të kishte arritur marrëveshje totale me agjentet e Lucas Beltran, duke rrëmbyer kështu po-në e lojtarit. Fiorentina ishte (është) po aq e fortë në mirëkuptimin e arritur me djalin, por tashmë intriga e tregut po ndërlikohet gjithnjë e më shumë.

Sakaq, pas portierit Oliver Christensen nga Hertha Berlin, Fiorentina zyrtarizon edhe sulmuesin e ri Mbala Nzola nga Spezia. Ky është njoftimi për shtyp nga vjollcet: “ACF Fiorentina njofton se ka fituar përfundimisht të drejtat për paraqitjet sportive të lojtarit M’Bala Nzola nga Spezia Calcio.

Nzola, lindur në Buco-Zau (Angola) më 18 gusht 1996. në Itali ka veshur ndër të tjera fanellën e Carpi, Trapani dhe Spezia, klub me të cilin ka shënuar 26 gola në 77 paraqitje në Serinë A. Futbollisti i ri vjollcë ka veshur fanellën e kombëtares së seniorëve të Angolës në 6 raste, duke shënuar 2 rrjete”.

Nderkohe, Jens Cajuste është një lojtar i ri i Napolit. Si zakonisht, presidenti Aurelio De Laurentiis u kujdes për të drejtpërdrejt për të zyrtarizuar fotografinë e tij në Twitter. Mesfushori i lindur në vitin 1999 arrin në një marrëveshje të përhershme nga Reims për 12 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat