Chelsea shpall kapitenin e ri

Futboll

Chelsea shpall kapitenin e ri

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 15:12
Chelsea

Chelsea ka njoftuar se Reece James është bërë kapiteni i ri i skuadrës.

Futbollisti 23-vjeçar është i diplomuar tek  Chelsea pasi përfundoi në akademinë e klubit në moshën 6-vjeçare.

James bëri 147 paraqitje zyrtare për ekipin e parë të Chelsea.

Në to, futbollisti shënoi 11 gola dhe 20 asistime për shokët.

Kujtojmë se më herët shiritin e kapitenit te Chelsea e mbante Cesar Azpilicueta.

Në korrik, spanjolli u transferua në Atletico Madrid.

Chelsea do të përballet me Liverpoolin në javën e parë të sezonit të ri të Premier League. Ndeshja do të zhvillohet të dielën më 13 gusht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat