Hysaj në dyshim

Futboll

Hysaj në dyshim

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 14:59
Hysaj

Elseid Hysaj nuk është ende në dispozicion të trajnerit Sarri.

Mbrojtësi kuqezi pësoi një dëmtim në tendinën e Akilit duke e detyruar të stërvitet në mënyrë të diferencuar.

Dëmtimi nuk është serioz, bëhet fjalë vetëm për një ënjtje, por në çdo rast kërkon kohë për tu kthyer në formën optimale.

Ai ka kryer sot kontrolle në “Paideia International Hospital”, së bashku me shokun e ekipit Marcos Antonio, por ende nuk ka ndonjë njoftim nga klubi bardhekaltër.

Me interes ndjek situatën e Hysajt edhe nga trajneri i kombëtares Sylvinho, që kërkon ta ketë gati për dy ndeshjet vendimtare të shtatorit ndaj Çekisë dhe Polonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat