Ballkani ka njoftuar se sot i ka nxjerrë në shitje edhe në Prishtinë biletat për ndeshjen e sontme ndaj ekipit Loncoln Red Imps FC, e vlefshme për rrethin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Therandasit përmes faqes së tyre zyrtare tregojnë se biletat do të shiten tek zyra e mediave në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Shitja e tyre do të vazhdojë deri në orën 19:00 në kryeqytet, ndërsa në zyrën e klubit te stadiumi i qytetit në Suharekë, sikurse edhe në shesh, do të vazhdojë deri në orën 17:00.
Ndeshja mes Ballkanit dhe Lincolnit do të luhet sonte duke filluar nga ora 20:45.