Tifozët e Juves: Qëndro në Milano

Futboll

Tifozët e Juves: Qëndro në Milano

Më: 9 gusht 2023 Në ora: 14:12
Tifozët

Teksa Romelu Lukaku po afrohet çdo ditë e më shumë me Juventusin, tifozët bardhezinj vazhdojnë ‘të protestojnë’. Këto të fundit janë kundër ardhjes së ish-sulmuesit të Interit, sepse mendojnë se thjesht belgu nuk shkon mirë me tifozët e “Zonjës së Vjetër”.

Pra, kontestimi nuk është për vlerat sportive të “Big Rom”, që mund ta ndihmojnë ose jo Juventusin, por për “fërkime” të tjera të së kaluarës. Mbrëmjen e djeshme vonë u shfaq një pankartë e re kundër sulmuesit belg, e cila evidentohet qartë si blerje e padëshiruar për tifozët bardhezinj.

Kjo pankartë është shpërndarë në rrjetet sociale nga “kurba”, e kompletuar me një mesazh bashkëngjitur: “Nuk e harrojmë atë që ndodhi, Lukaku nuk do të jesh kurrë i mirëpritur këtu”.

“Lukaku le të qëndrojë në Milano, ne tashmë e kemi portierin e dytë (rezervë)”, – shkruhej në tekstin e pankartës, e cila u shfaq jashtë stadiumit të Juventusit, e firmosur nga “Curva Sud”.

Referenca është padyshim për golin e “shpëtuar” në finalen e Champions League mes Manchester City dhe Interit, kur si “portier” bllokoi golin e barazimit të zikaltërve, edhe pse detyra e tij si sulmues ishte ta shtynte topin në rrjetë.

Mesazh elokuent, mjaft i qartë. Lukaku nuk i ngroh tifozët e Juventusit, të cilët e kundërshtojnë blerjen e tij. Megjithatë, deri tani, falë ngulmimit të trajnerit Allegri, blerja e sulmuesit belg duket e destinuar të ndodhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat