Duka prezanton fushën e re në Kamzë

Futboll

Duka prezanton fushën e re në Kamzë

Më: 9 gusht 2023 Në ora: 13:25
Fusha e re në Kamzë

Kamza do të ketë një fushë të re stërvitore. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, përmes një postimi në rrjetet sociale ka treguar se puna po vijon me ritme të shpejta. Dhe se Kamza do të ketë një tjetër fushë të re.

Po shkon drejt përfundimit fusha e re stërvitore në Qendrën e Ekipeve Kombëtare të FSHF në Kamzë. Një investim i rëndësishëm që pasuron infrastrukturën e futbollit dhe do të shtojë kapacitetet pritëse për ekipet tona kombëtare.

 

“Një tjetër fushë i shtohet Qarkut Sportiv Tiranë!

Shumë shpejt këtë fushë do ta gëzojnë fëmijët dhe të rinjtë që aspirojnë të bëhen futbollistë në të ardhmen.

Në fakt, kjo është vetëm një nga investimet e fundit, teksa FSHF po punon njëkohësisht në Shkodër, Lezhë, Lushnje, Fier, Roskovec e Berat duke ndërtuar fusha të reja, që shumë shpejt do të jenë në dispozicion të të rinjve dhe të rejave.

Infrastruktura është prioritet dhe një hallkë tejet e rëndësishme në misionin tonë për zhvillimin e futbollit!“, shkruan Duka në faqen zyrtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat