Duro: Në fund arritëm fitoren dhe tre pikët 

Futboll

Duro: Në fund arritëm fitoren dhe tre pikët 

Më: 8 gusht 2023 Në ora: 15:12
Shpëtim Duro

Trajneri i Struga Trim Lum, Shpëtim Duro, ka mbetur i kënaqur me fitoren 2:0 ndaj Gostivarit në sezonin e ri maqedonas, kjo për faktin se e njëjta erdhi pas një ngarkesë të jashtëzakonshme prej 4 ndeshjeve të njëpasnjëshme në Kupat e Europës, aty ku vazhdojmë ende aventurën tonë.

“Ishte ndeshja e parë, vinim pas ngarkesave të jashtëzakonshme prej 4 ndeshjeve të njëpasnjëshme në Kupat e Europës, ishte hapje e kampionatit dhe ishte shumë e rëndësishme arritja e objektivit për të fituar tre pikët ndaj një skuadre që ka bërë shumë ndryshime dhe investime në organikë.

Mirëpo duke pasur parasysh edhe lojën që bëmë në pjesën e parë, do ishte shumë e mirë nëse do shënonim edhe golin e dytë sepse atëherë do të qetësohej gjithçka, megjithatë arritëm të menaxhojmë mirë lojën dhe në fund arritëm fitoren dhe tre pikët”, tha Duro.

Kënaq forma e sulmuesve….

“Radeski dhe Ibraimi janë në gjendje jashtëzakonisht të mirë, madje do kisha thënë edhe e gjithë skuadra, mirëpo Ibraimi dhe Radeski po marrin gjithë peshën e sulmit edhe në kupat e Europës, sigurisht që shënoi blerja e re, Jaroviq, për sulmuesit është diçka shumë pozitive kur shënon, pasi mendoj se goli edhe te ai do të ndikojë pozitivisht psikologjikisht”, tha Duro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat