Inter “blindon” portën

Futboll

Inter “blindon” portën

Më: 8 gusht 2023 Në ora: 14:38
Logo e Interit

Inter “blindon” portën

Pas nënshkrimit në mënyrë zyrtare me “gardianin” zviceran të portës, Yann Sommer, “zikaltërit” e Inter nuk janë ndalur, teksa kanë arritur marrëveshjen për transferimin e një tjetër portieri në “Meazza” për sezonin e ardhshëm.

Bëhet fjalë për 26-vjeçarin italian të Sampdoria, Emil Audero, i cili do të kalojë tek Inter, me një formulë huazimi me të drejtë blerjeje për 7 milionë euro, pagesë kjo që do të ndahet me modulin 6.5 milionë euro bazë dhe 500 mijë të tjera bonus.

“Gardiani” italian ka rënë dakord për një kontratë 3-vjeçare, nga e cila pritet të fitojë 1.2 milionë euro në sezon, plus bonuset.

Ndërkaq, vendin e tij te Sampdoria do ta zërë Filip Stankoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat