Napoli zgjohet

Futboll

Napoli zgjohet

Më: 5 gusht 2023 Në ora: 00:10
Natan

Me ne fund nje blerje: Napoli, qe nuk mundit dot te arrinte te Danso pas rinovimit me Lens, ka zgjedhur mbrojtësin e ri që do të ketë detyrën e mundimshme për të zëvendësuar Kim Min-Jae. S

Sipas Sky Sport, në fakt, marrëveshja me ekipin brazilian Red Bull Bragantino po mbyllet per mbrojtesin e talentuar Natan.

Baza e marrëveshjes mes dy klubeve do të jetë rreth 10 milionë euro, ku palët do të depozitojnë detajet e fundit dhe marrëveshjet për komisionet për agjentet.

Nëse nuk ka pengesa, braziliani duhet t’i nënshtrohet testeve mjekësore të dielën në mëngjes për t’iu bashkuar menjëherë skuadrës së Rudi Garcias në kampin stërvitor.

Sakaq, edhe Lazio ka zyrtarizuar blerjen e fundit, edhe pse me parametra zero. Daichi Kamada, pas mbërritjes së orëve të fundit dhe vizitave mjekësore sot, është lojtar i ri i Lazios.

Kjo është komunikata zyrtare për shtyp me të cilën klubi Biancoceleste njofton ardhjen e lojtarit japonez me kontratë deri në vitin 2027:

 “Daichi Kamada është lojtar i ri i S.S. Lazios.

Pasi të kenë përfunduar procedurat burokratike për dhënien e vizës së hyrjes në Itali, lojtari do t’i bashkohet grupit të drejtuar nga trajneri Sarri”.

Ai do te fitoje 4 mln euro ne sezon, bonus ne momentin e firmes dhe komision 5 mln euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat