Muani vendos përfundimisht

Futboll

Muani vendos përfundimisht

Më: 5 gusht 2023 Në ora: 00:07
Kolo Muani

Randal Kolo Muani raportohet se u ka thënë shefave të Eintracht Frankfurtit se dëshiron të largohet nga klubi këtë verë. Kështu ka raportuar gazetari nga “RMC Sport”, Fabrice Hawkins.

Reprezentuesi francez ka qenë në listën e shumë klubeve kryesore këtë verë, duke përfshirë Bayern Munichin e Paris Saint-Germainin.

“Bavarezët” janë fokusuar në transferimin e Harry Kane nga Tottenham Hotspur, por thuhet se janë ende duke ruajtur interesimin për Kolo Muanin.

Megjithatë, 24-vjeçari thuhet se e preferon transferimin e kampionët e Francës.

Kampionët e Francës ende nuk kanë bërë një ofertë zyrtare për sulmuesin.

Parisienët po punojnë për të arritur një marrëveshje verbale me Kolo Muanin në lidhje me kushtet personale përpara se të dërgojnë një ofertë zyrtare te Eintracht Franfkurti.

Klubi gjerman është i hapur për shitjen e tij. Drejtori sportiv, Markus Krösche, e ka bërë gjithmonë të qartë se do të kërkonte mbi 100 milionë euro për shitjen e Kolo Muanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat