Trajneri spanjoll rinovon deri më 2026

Futboll

Trajneri spanjoll rinovon deri më 2026

Më: 4 gusht 2023 Në ora: 14:53
Xabi Alonso në mes

Xabi Alonso ka arritur të heshtë, ose të paktën t’i ndalojë, thashethemet se ai do të jetë në stolin e Real Madridit verën e ardhshme si zëvendësues i Carlo Ancelottit.

“Real Madridi? Gjithçka në kohën e vet. Tani jam këtu dhe shumë i lumtur.

Çfarë duhet të ndodhë në të ardhmen do të shihet. Normalisht në futboll, kur mendon në afat të mesëm humbet fokusin nga ajo që keni më shumë afër.

Për momentin mendoj vetëm për Bayer Leverkusen”, – kishte thënë ai një javë më parë për “MARCA”.

Kontrata e Xabi Alonso skadonte në vitin 2024, që përkonte me datën në të cilën, gjithmonë sipas Konfederatës Braziliane të Futbollit (CBF), “Carletto” do të marrë frenat e “Seleçao”.

Situata, megjithatë, ka ndryshuar. Bayer Leverkusen sapo ka njoftuar rinovimin e Xabi Alonso për dy sezone të tjera, deri në vitin 2026. Tani do të jetë koha për të negociuar…, në rast se Real Madridi e dëshiron.

“Jam shumë mirënjohës për besimin që ka tek unë Bayer 04. Fakti që jemi të bindur për të njëjtën ide dhe të njëjtin drejtim, për sa i përket orientimit sportiv, gjeneron shumë afërsi dhe besim mes meje dhe atyre që janë përgjegjës për klubin, – tha Xabi Alonso për të festuar rinovimin e tij.

– Ne kemi një bazë shumë të mirë dhe jemi të relaksuar në punën e përditshme. Kjo është një arsye tjetër pse më pëlqen shumë të punoj me stafin tim dhe të gjithë punonjësit e Bayer 04.

E shikoj sezonin e kaluar në një këndvështrim pozitiv, por dua më shumë. Klubi dhe unë vazhdojmë të punojmë me vendosmëri për këtë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat