Përfiton edhe Simon Simoni

Futboll

Përfiton edhe Simon Simoni

Më: 3 gusht 2023 Në ora: 18:19
Pamje nga prezatimi i Ramës

Portieri me origjinë shqiptare i Eintracht Frankfurt, Diant Ramaj është transferuar te gjigantët holandezë të Ajaxit, ku edhe është prezantuar zyrtarisht këtë të enjte dhe ka firmosur për 5 sezone…

Gardiani 21-vjeçar i cili është rritur në Gjermani dhe ka qenë pjesë e Eintracht Frankfurt prej dy sezonesh është gati për një aventurë të re, këtë herë te klubi i mirënjohur holandez, që shquhet për promovimi ne futbollistëve të talentuar.

E nëse një shqiptar largohet, një tjetër ‘gëzon’ te Eintracht Frankfurt. Bëhet fjalë për gardianin e kombëtares shqiptare, Simon Simoni, i cili ngjit shkallët e hierarkisë, pasi tanimë do të jetë portieri i dytë i skuadrës nga Frankfurti.

Simoni u transferua në Bundesligë në janar, duke qenë fillimisht portieri i tretë, por me largimin e Diant Ramajt, bëhet zëvendësuesi i parë i Kevin Trapp, me synimin që shumë shpejt t’i marrë edhe vendin e titullarit.

Gardiani 19-vjeçar shqiptar nuk ka debutuar ende me Eintrachtin e Frankfurtit, por sezonin që lamë pas luajti 8 ndeshje si titullar me skuadrën e dytë, që garon në ligat e ulëta gjermane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat