Rama pret Mourinhon: Perandori i ri po rikthehet në Tiranë

Futboll

Rama pret Mourinhon: Perandori i ri po rikthehet në Tiranë

Më: 3 gusht 2023 Në ora: 14:51
Foto ilustrim

Partizani do të presë në “Arenën e Demave” skuadrën e Romës, në një miqësore luksi për “Demat e kuq”, në datën 12 gusht. 

Është konfirmuar edhe nga vetë kryeministri i vendit, Edi Rama.

“Uou! Perandori i ri i Romës rikthehet në Tiranë. Mirë se vjen Murinjo”, shkruan Edi Rama në postimin që i ka dedikuar miqësores si edhe trajnerit Jose Mourinho që nga Tirana ka kujtime të bukura.

Sezonin e shkuar, Mourinho arriti të fitonte Ligën e Konferencës në Tiranë me skuadrën e Romës në një përballje me Fejnordin, aty ku verdhekuqtë arritën të fitonin me rezultatin 1-0.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat