Nuk shqetësohet

Futboll

Nuk shqetësohet

Më: 2 gusht 2023 Në ora: 14:28
Enrique

Mesditën e së martës, që sapo lamë pas, “zikaltërit” e Inter realizuan një përmbysje të çmendur në minutat e fundit të lojës ndaj kampionëve francezë të PSG, duke i mundur këta të fundit me rezultatin e ngushtë 1 me 2 dhe kështu “gjigandët” e Ligue 1 mbeten ende në kërkim të fitores së parë në turneun miqësor që po zhvillon një Japoni.

Mirëpo, pavarësisht rezultateve jo të mira, tekniku spanjoll, Luis Enrique nuk duket i shqetësuar, teksa e vlerësoi si të mirë performancën e skuadrës së tij, si dhe vlerësoi maksimalisht lojën e “zikaltërve”.

“U zhvillua një ndeshje shumë e mirë.

Por është e pabesueshme të kryesosh 1-0 deri në minutën e 80’ dhe më pas të humbasësh! Gjithsesi, unë pashë shumë gjëra pozitive nga djemtë e mi.

Jam shumë i kënaqur, pasi e shoh që skuadra po përmirësohet dita ditës.

Inter doli i dyti në Champions League.

Është një skuadër e nivelit të lartë, me lojtarë që kanë vite që luajnë së bashku. Ne stërvitemi me njëri-tjetrin prej vetëm 3 javësh. Ka ende shumë punë për të bërë, por jam i kënaqur”,- u shpreh tekniku spanjoll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat