Dinamo ndahet me trajnerin

Futboll

Dinamo ndahet me trajnerin

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 12:42
Mehmeti

Dinamo mbyll zyrtarisht bashkëpunimin me trajnerin Dritan Mehmeti.

Ky i fundit ishte pjesë e Bluve prej sezonit të shkuar teksa ia doli me sukses të rikthente skuadrën në Abissnet Superiore.

Me anë të një njoftimi në faqen zyrtare të klubit, Dinamo lajmëroi se në përfundimin e fazës përgatitore të zhvilluar në Pogradec, drejtuesit dhe trajneri Mehmeti biseduan dhe vendosën të ndërpresin rrugëtimin.

Vlen të theksohet se te Dinamo pritet që së shpejti të drejtohet nga një emër mjaft i njohur. Fjala është për Luigi Di Biagio që më herët ka drejtuar Italinë U21 (2013-2019), ndërsa si futbollist është aktivizuar me Interin dhe Romën. 52-vjeçari roman ka drejtuar dhe Italinë në dy ndeshje miqësore, në mars të 2018-s, saktësisht ndaj Argjentinës dhe Anglisë.

Dinamo do udhëtojë në Itali për të kryer fazën e dytë përgatitore, këtë herë nën drejtimin e trajnerit të ri, që synon të sjellë një frymë të re te 18 herë kampionët e Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat