Reali i jep afat Mbappes deri në 12 gusht

Futboll

Reali i jep afat Mbappes deri në 12 gusht

Më: 30 korrik 2023 Në ora: 14:36
Mbappe e Perez

Sipas një raportimi të “ESPN”, Reali ka vendosur të bëjë të gjitha përpjekjet për ta blerë nga Paris Saint-Germain Mbappen deri më 12 gusht 2023.

Data në të cilën do të fillojë liga spanjolle, me Realin që do të debutojë në Primera Division kundër Athletic Bilbaos.

Në të njëjtën kohë, sipas të njëjtit publikim, drejtuesit e Los Blancos nuk duken të gatshëm të japin 250 milionë eurot e pretenduara nga PSG.

Nga ana e tij, Mbappe është lënë jashtë skuadrës së Parisit që udhëtoi në Azi për një turne parasezonal dhe miqësore, duke mbajtur një sy për të ardhmen e tij..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat