Tre gola dhe një penallti e humbur, Barcelona gjunjëzon Real Madridin 

Futboll

Tre gola dhe një penallti e humbur, Barcelona gjunjëzon Real Madridin 

Nga: K. Goca Më: 30 korrik 2023 Në ora: 01:06
Pamje nga ndeshja

Barcelona më e mirë se Real Madridi, në ndeshjen miqësore që u zhvillua në stadiumin “AT&T” në Dallas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Katalunasit shënuan fitore me rezultat 3:0 ndaj rivalit të përjetshëm, Realit.

Një lojë e bukur e me raste shënimi, sidomos Reali pati mundësitë e veta por i shpërdoruan ato.

Në minutën e 15-të, Ousmane Dembele me një goditje të fortë ka kaluar në epërsi Barcelonën.

Në minutën e 20-të, reali shpërdoruar rastin më të mirë. 

Futbollisti Vinicius Zhunior dështoi nga penalltia, duke e goditur tërthorësen, fat i madh për portierin Ter Stegen. 

Në minutën e 62-të, Tchouameni nga distanca, topi përplaset në tërthorëse, prek trupin e Ter Stegen të Barcelonës dhe shkon në korrne.

Në minutën e 85-të, Fermin Marin nga rreth 17-18 metra shënon gol spektakolar në këndin e djathtë të epërm, 2:0.

Në minutën e 90+1, Ferran Torres vulosi fitoren në 3:0.

Një miqësore por që kënaqi të pranishmit me lojë dhe gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat