Ardian Kozniku tregon momentet e vështira: Më aeroplan ushtarak u futem në Beograd

Futboll

Ardian Kozniku tregon momentet e vështira: Më aeroplan ushtarak u futem në Beograd

Nga Më 29 korrik 2023 Në ora: 19:07
Ardian Kozniku

Legjenda e futbollit të Kosovës, Ardian Kozniku, ka pas një karrierë sa të bujshme aq edhe rrënqethëse si shqiptar i Kosovës.

Legjenda jonë ka luajtur në nivelet më të larta, ka pas rastin të takoi edhe presidentin kroat Franjo Tuxhmanin. 

Një futbollist që nuk e kishte shoqin në fund të viteve të 80-ta dhe në vitet e 90-ta, duke lënë nam kudo që ka luajtur.

Image

Ardian Kozniku

I lindur për gola, shpesh ka vendosur ndeshjet vendimtare.

Kozniku sot ka 55 vjet, shpesh herë kur kujton kohërat e futbollit sidomos të viteve të 90-ta, i ngriten përpjetë flokët, mbetet si në trans kur kihet parasysh se nuk u nda nga Hajduku edhe në kohën e luftës në Kroaci.

Kozniku aktualisht është trajner së bashku me Ante Mishen në Aladalah Club të Arabisë Saudite.
    
Karriera e Ardian Koznikut: 1984-1988 KF Vëllaznimi
1988–1990 KF Prishtina
1990–1994 Hajduku i Splitu    
1994–1996 Cannes
1996–1997 Le Havre
1997–1998 APOEL
1998     Bastia
1998–2000 Croatia (Dinamo) Zagreb
2000–2001 Kärnten
2001–2002  Dragovoljac

Reprezentues i Kroacisë 

“Bota sot”: Prej Vëllaznimit në Prishtinë? 

Ardian Kozniku: Po, u transferova në Prishtinë (në vitin 1988-1990) dhe qëndrova për dy vite të plota. 

Treshja e skuadrave të mëdha më kërkonin në vitin 1990,  

Partizani, Dinamo dhe Hajduku. Kjo treshe më kërkonin me çdo kusht por vendosa për Hajdukun.

“Bota sot”: Për cilat arsye shkove në Hajduk? 

Ardian Kozniku: Si fëmijë në Gjakovë, edhe në mëhallën time, me vëllaun Luanin dhe shoqërinë time, kemi simpatizuar për Hajdukun. 

Hajduku ka dominuar dhe e kemi simpatizuar, e kemi dashur më shumë. Besnik Hoda e ka pas lokalin në Gjakovë me rekuizita të Hajdukut. Kryesisht për Hajdukun.  Gjakova ka pas shumë tifozë me Hajdukun.. 

“Bota sot”: Dëmshpërblimi? 

Ardian Kozniku: Prishtinës iu pagua dëmshpërblimi 300 mijë  marka, plus përgatitjet në Igman. Prishtina nuk ia jepte dokumentet Hajdukutr pa u paguar dëmshpërblimi 

E dyta, Hajduku ka ardhur me aeroplan privat në aeroportin e Prishtinës (Sllatinë) dhe me drejtorin sportiv (tani i ndjeri) Jurica Jerkoviq, më morën për në Split. 

Ish futbollisti dhe daja im Genc Hoxha, me ka ndihmuar në përkthim. Respekt për Hoxhën dhe i jam mirënjohës përjetë. 

Në gjysmë të rrugës u rrëzuam me aeroplan, në një livadh të një fshatit afër Kralevës në Serbi.

Kemi fjetur aty dhe të nesërmen me taksi kemi shku deri në aeroport të Beogradit, Tani nga Beogradi me aeroplan të udhëtarëve aterruam për në Split dhe firmosa. 

“Bota sot”: Ju me Hajdukun fituat trofeun në ish Jugosllavi, para shpërbërjes së shtetit artificial?  

Ardian Kozniku: Kam kaluar disa vite të bukura me Hajdukun, Kupën e fundit e kemi fituar me Hajdukun në atë shtet që nuk ekziston më.

Ka pas ekipe shumë të forta.

Shokët e mi e përshkruajnë mirë, si Shtimaci, Bokshiqi, Biliqi etj, një ndër trofetë më interesante sepse u fitua në një situatë shumë të vështirë.

Më aeroplan ushtarak kemi shkuar në Beograd dhe më shumë tensione.

Pra pak ditë pasi që në vitin 1990 u vranë disa policë kroat në Borovo Selo të Kroacisë. Kemi luajtur me shirita të zi.

Një atmosferë shumë e rëndë, nuk ka pas shumë shikueshmëri.

Në fushë i kemi harruar të gjitha dhe kemi luftuar si luana.  

Pas këtij triumfit kundër Cërvena Zvezdës në finale të “Marshall Titos” , pas disa ditësh ata e fituan titullin e kampion të Evropës. 

“Bota sot”: Më 26 shtator të vitit 1990, u ndërpre ndeshja mes Hajdukut dhe Partizanit?

Ardian Kozniku: Ne vonë e kemi marrë vesh, se ka qenë skenar i përgatitur mu ndërpre nga ‘Torcida’ pavarësisht rezultatit. Arsyeja ka qenë se nuk janë pajtuar me regjimin.

Digjet flamuri ish jugosllav dhe ngritet flamuri kroat, kanë qenë momente dramatike.. 

Na dënuan me pesë ndeshje dhe kemi luajtur si vendas Varazhdin. 

“Bota sot”: Fillon lufta në verën e vitit 1991? 

Ardian Kozniku Në atëkohë të gjithë e kemi ditur se çfarë nënshtetësi kemi. Nuk kam shikuar në asnjë vend dhe as nuk kam menduar as një minutë më lënë Kroacinë.

Në Split e kam ndie vetën si me qenë në Gjakovë. E kam ndie veten shumë të sigurte dhe ka luajtur edhe në kohën e luftës në kampionatin kroat. 

Ka qenë një moment dramatik në Zarë, ku filluan bombardimet dhe u ndërpre loja.

Krejt publiku kanë hyrë në bodrume. Në Sllavoni me Osijekun, krejt kohën kemi qenë në rrezik.  

“Bota sot”: Ju jeni golashënuesi më i mirë i kampionatit të parë kroat, me 12 gola. 

Ardian Kozniku: Në kampionatin e parë dhe shtetit të pavarur, e realizova golin e parë për Hajdukun.

Jam golashënuesi më i mirë i edicionit 1991-1992 dhe u bëmë kampion me Hajdukun. Ekipi i Hajdukut, vitin tjetër e ka fituar Superkupën. Katër vite me Hajdukun, dy kampionate të fituar, dy Superkupa dhe një kupë.  

Pastaj kemi luajtur në garat evropiane kundër Tottenhamit në vitin 1991, pra në Linz të Austrisë për shkak se nuk ka pas mundësi në Kroaci për shkak të luftës.

Me t’u kthyer prej Anglisë, pasi hyjmë në Kroaci, momenti që e kaluam në Zarë, u bombardua ura dhe ushtria kroate nuk na ka lejuar me kalu andej, kemi fjetur aty.

Nesër do të lexoni: Çfarë i bashkoi Ardian Koznikun dhe Xhevdet Muriqin në Shibenik? 
Përse e përmend Vlatko Markoviqin, Ajet Shoshollin e Sabri Hashanin? Çfarë thotë për medaljen e bronztë të fituar në Kampionatin Botëror të vitit 1998?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat