Verratti mezi po pret transferimin

Futboll

Verratti mezi po pret transferimin

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 19:15
Verratti

Le Parisien raporton se transferimi i propozuar i lojtarit të PSG-së, Marco Verratti në klubin e Arabisë Saudite, Al-Hilal, mbetet në zhvillim e sipër ndërsa bisedimet vazhdojnë mes dy palëve, me një pagë të madhe që ofrohet për mesfushorin italian.

Skuadra e Saudi Pro League, e cila raportohet se u refuzua kohët e fundit nga sulmuesi i Parisit, Kylian Mbappé, pavarësisht se supozohet se ofroje një pagë prej 700 milionë eurosh, po planifikon t’i ofrojë Verrattit tani 30-vjeçar një pagë vjetore prej 50 milionë euro dhe një kontratë trevjeçare.

Nëse ata arrijnë një marrëveshje me klubin francez për një tarifë transferimi, do te programohen vizitat mjekesore. Verratti ka kontratë me PSG deri në vitin 2026, por marrëveshja e tij aktuale varet nga numri i ndeshjeve të luajtura në sezon nga mesfushori i lënduar.

Al-Hilal thuhet se ofroi rreth 30 milionë euro për lojtarin në fillim të kësaj jave, por PSG thuhet se po kërkon afër 80 milionë euro, megjithëse raportet sugjerojnë se një marrëveshje mund të bëhet për rreth 60 milionë euro.

Mesfushori i Wolves, Rúben Neves, Sergej Milinković-Savić i Lazios, mbrojtësi i Chelsea, Kalidou Koulibaly dhe anësori i Zenit, Malcom, i janë bashkuar tashmë me klubin e Al Hilal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat